LSI ikën nga Këshilli Bashkiak: Kundër koncesioneve

LSI ikën nga Këshilli Bashkiak: Kundër koncesioneve

19:27, 31/01/2019
A+ Aa A-

Mbledhja e sotme e Këshillit të Bashkisë së Tiranës kishte në rendin e ditës miratimin e projektvendimeve për vitin 2019-të.

Këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ndryshe nga demokratët, morën pjesë në mbledhjen e sotme por gjatë punimeve ata kanë vendosur që të largohen pasi argumentojnë se janë kundër koncensionit  të pa arsyetuar që jep Bashkia për parkingjet.

Përpara se të largoheshin ata deklaruan se shërbimet publike janë përgjegjësi e Bashkisë dhe se ‘Tirana parking’ duhet ti blejë vetë makinetat.

Qëndrimi i Grupit të LSI sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Grupi i LSI ka mbajtur gjithmonë qëndrime dhe votime në koherencë të plotë në të gjithë veprimtarinë e tij, në interes të qytetarëve dhe shtresave në nevojë, si një nga dimensionet kryesore të programit tonë politik në ndihmë të shtresave në nevojë, por edhe qëndrime kundër çdo vendimi në interes të oligarkëve dhe uzurpimit të hapësirës publike.

Edhe sot, në frymën e këtyre qëndrimeve, Grupi i LSI në Bashkinë e Tiranës, ka marrë pjesë në mbledhje duke mbështetur dhe votuar, si dhe duke dhënë sugjerime për vendimet e ndihmës ekonomike, ndihmës të 6% për familjet në nevoje, bursave të nxënësve dhe studentëve në ndihme ekonomike ose të ekselencës apo vendimeve për të përkujtuar ngjarjet e luftës ku populli ynë u radhit përkrah aleatëve dhe popujve antifashistë.

Në koherencë të plotë me këto qëndrime, grupi ynë nuk mund të mbështeste koncesionin e fshehtë, i cili i jep një shoqërie privatë menaxhimin e tarifës publike dhe mbledhjen e komisionit të tarifës për parkimin e mjeteve, rritjen kësaj tarife. Grupi i LSI e kundërshtoi dhe nuk morri pjesë në këtë votim.

Grupi i LSI, do jetë përherë garant dhe mbrojtës i interesit publik dhe qytetarëve, në çdo vendim që do të diskutohet në këtë këshill, duke mundësuar lehtësimin e jetës dhe kushteve ekonomike, duke e bërë gjithmonë Shqipërinë shtëpinë e çdo qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco