Parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 30 janar 2019 Vithkuq, Korçë, janar 2019

Parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 30 janar 2019

07:20, 30/01/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të cilat po mbajnë mot me rreshje shiu dhe rreshje bore në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu intesive në zonën Perëndimore , ndërsa zonat malore do të vijojnë rreshje bore lartësitë 600 metra në nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  maksimale deri  në 10-20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi  do të  jetë i lartë  deri në 5  ballë me  lartësi  vale 1,5 – 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie  në mesditë.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         -2/4°C 
Zonat e  ulëta          4/13°C
Zonat  bregdetare   7/13°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco