Sot e nesër reshje në të gjithë vendin, në dy qarqe më intensive Kalaja e Shkodrës

Sot e nesër reshje në të gjithë vendin, në dy qarqe më intensive

13:19, 29/01/2019
A+ Aa A-

IGJEUM njoftoi se sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Reshjet priten të jenë mesatare në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Berat dhe Korçë. Në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet pritet të jenë deri në lokalisht intensive. Në qarqet e tjera të territorit priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare.

Reshjet pritet të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata në disa raste, ndërsa në zonat malore mbi 600 m reshjet pritet të jenë në formën e dëborës kryesisht në Lindje.

TEMPERATURAT

Nesër, e mërkurë 30 janar, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet:  6 / 12 °C

në vendet e ulëta: 6 / 10 °C

në vendet malore: 0 / 3 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco