'Filloi punimet Kongresi i Lushnjës', ngjarjet kryesore të 28 janarit

'Filloi punimet Kongresi i Lushnjës', ngjarjet kryesore të 28 janarit

07:30, 28/01/2019
A+ Aa A-

Sot data shënon 28 janar. Më poshtë do ju njohim me ngjarjet kryesore, cilat figura publike kanë lindur dhe kanë vdekur në këtë datë.

Ngjarje

1547 - Vdiq Henry VIII. Djali i tij 9 vjeçar, Edward VI u bë mbret.

1878 - Yale Daily News u bë gazeta e parë e përditshme e një kolegji në ShBA.

1899 - U formua Lidhja e Pejës

1920 - Filloi punimet Kongresi i Lushnjës të cilat zgjatën deri me 31 janar.

1932 - Forcat japoneze sulmuan qytetin Shangai në Kinë.

1933 - Emri Pakistan për herë të parë u përdor nga Choudhary Rehmat Ali Khan dhe u pranua nga muslimanët e Indisë të cilët më vonë e përodrën si emër të lëvizjes për pavarësi, Lëvizja e Pakistanit.

1945 - Filloi transmetimi i programit në gjuhën shqipe në valët e Radio Shkupit

1997 - U arrestua për herë të katërt Nait Hasani. Kësaj here Naiti kindapohet dhe për një muaj nuk është ditur asgjë për fatin e tij.

Lindje

1853 - José Martí, shkrimtar nga Kuba († 1895)

1928 - Eduard Shevarnadze, politikan i Gruzisë, dhe ministër sovjet i punëve të jashtme

1936 - Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar

1940 - Carlos Slim, biznesmen meksikan

1955 - Nicolas Sarkozy, politikan francez

1967 - Zef Gjeta, agronom shqiptar , realizues i karnavaleve të Shkodrës në vitin 1998

1969 - Adrian Paci, artist shqiptar.

1976 - Avni Abazi, aktor shqiptarë

1978 - Gianluigi Buffon, futbollist italian

1998 - Ariel Winter, aktore amerikane

Vdekje

814 - Karli i Madh (Charlemagne), mbret dhe perandor i Francës (l. 742)

1881 - Fjodor Dostojevski, shkrimtar rus (l. 1821)

1916 - Isa Boletini, atdhetar e luftëtar shqiptar, vritet në pritë në Podgoricë

1939 - William Butler Yeats, poet dhe dramaturg irlandez, nobelist

2002 - Astrid Lindgren, shkrimtare suedeze

2010 - Jashar Rexhepagiq, shkrimtar shqiptar (l. 1929)

Festa dhe përvjetore

Shën Efraimi i Sirisë

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco