FOTO-DENONCIMI/ ‘Firma’ e Gjiknurit po masakron një prej bukurive më të mëdha natyrore në Shqipëri

FOTO-DENONCIMI/ ‘Firma’ e Gjiknurit po masakron një prej bukurive më të mëdha natyrore në Shqipëri

18:16, 20/01/2019
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar ditën e sotme një tjetër masakër që po kryhet ndaj mjedisit në një prej bukurive më të mëdha natyrore të vendit.

Me firmën e ish-ministrit Damian Gjiknuri, është duke u shkatërruar kanioni i Holtës në zonën e Gramshit, një nga bukuritë më të mëdha shqiptare.

Kujtojmë që kanioni i Holtës është një atraksion turistik, i cili tërheq çdo vit me mijëra turistë.

Ja denoncimi i Boçit:

BUKURIA E VRARË

Kanioni i Holtës në Gramsh, një ndër bukuritë e rralla të natyrës magjepsëse shqiptare, po vritet e zhduket nën betonin e HEC-it, të dhënë si leje ndërtimi nga ish Ministri Gjiknuri.

Firma ERA HYDRO, e themeluar në nëntor 2016, me kapital filllestar vetëm 100 000 lekë, po shkatërron një pasuri e trashëgimi natyrore qindra mijëra vjeçare, të dhuruar nga Zoti.

Impakti shkatërrues natyror dhe dëmi janë epokaliptikë për mjedisin atje dhe kanionin e rrallë.

Babëzia për fitim nuk ka kursyer asgjë dhe ka mbjellë kudo beton.

Kjo marrëzi me natyrën e Zotin duhet të ndalet!

Për më shumë ndiqni videon e postuar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    cuco20/01/2019 20:55

    Po mire more Luçiano, me denoncime bastardet nuk ndalen, qe prej gjashte vjetesh, e ju opoziçka lehni si qeni henezes Keni ndermend te organizinizoni protesta apo "lehjet e perditeshme falna zot!" Ju beri kryedoçi te gjitheve sherbetore, Ja u futi te gjitheve, llullit dhe shumices me para, te tjereve i futi trute e gomorit, dhe ju jep perdite pershesh.

    Shto koment

    Denonco