Moti sot dhe nesër në Shqipëri dhe në Kosovë Mitrush Kuteli, Pogradec.

Moti sot dhe nesër në Shqipëri dhe në Kosovë

06:39, 20/01/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ifluencohet nga qarkullimi i masve ajorore të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të mbajnë mot me rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E diel, 20 janar 2019

Dita e diel, 20 Janar 2019  moti do të jetë i vranët dhe  rreshje shiu me intesitet të ulët deri në mesatar në perëndim të vendit. Era do të jetë  me drejtim Jug (S) me shpejtësi  maksimale deri  në10- 20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5  – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të konsiderueshme.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           0/6°C 
Zonat e  ulëta          8/15°C
Zonat  bregdetare   9/16°C
E Diel 20 Janar 2019

Kosova për ditën e diel, 20 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C  në mëngjes deri në 8°C gradë Celcius në mesditë.

E hënë 21 Janar 2019

Fillimi i javës, 21 janar 2019  moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi  maksimale deri  në 7- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -1/6°C 
Zonat e  ulëta          5/15°C
Zonat  bregdetare   8/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco