Frika nga përmbytjet, banorët protestë në anë të Shkumbinit

Frika nga përmbytjet, banorët protestë në anë të Shkumbinit

13:33, 19/01/2019
A+ Aa A-

Në 11 shkurt të vitit të kaluar banorët e fshatit Kalush, Lushnje, protestuan për tokat e përmbytura nga dalja e Lumit Shkumbin. Një vit më pas këta banorë po protestojnë sërish se i tremben një përmbytjeje të dytë, edhe pse ende nuk janë dëmshpërblyer për përmbytjen e parë.

Ata janë mbledhur mbi argjinature për t’i bërë thirrje shtetit që të ndërhyjë që një situatë si ajo e një viti më parë të mos përsëritet më.

Me qindra hektarë tokë rrezikon të përmbytet nëse nuk ndërhyhet në argjinaturën dhe në shtratin e lumit Shkumbin thonë banorët.

Fshati Kalush është një fshat që burim kryesor të ardhurash ka bujqësinë. Vitet e fundit përmbytjet në këtë fshat kanë bërë që shumica e këtyre banorëve të heqë dorë nga punimi i tokës.

Edhe investitorët e huaj të cilët pak kohë me parë morën toka me qira tashmë janë larguar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco