‘Po vrasim veten’, Tobacco Atlas: Shqipëria, vend i 5-të më duhanpirës në botë

‘Po vrasim veten’, Tobacco Atlas: Shqipëria, vend i 5-të më duhanpirës në botë

12:06, 17/01/2019
A+ Aa A-

Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë me 40% të popullsisë së rritur, që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51%.

Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e konsumojnë çdo ditë, vlerësohen në 40% te meshkujt dhe 6% te femrat.

Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andora.

Vlerësohet se, në vendin tonë, konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare. Ngjyra e kuqe e errët në hartë e ilustron më së miri faktin se shqiptarët konsumojnë masivisht duhan.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se situata është alarmante, pasi 1 në 4 vdekje te meshkujt e rritur vjen si pasojë e duhanit. Nga ana tjetër, vlerësohet se, më shumë se 1000 fëmijë, të moshës 10 deri në 14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit.

Kosto ekonomike e duhanprirjes në vendin tonë vlerësohet mes 100 dhe 1000 milionë dollarëve. Vendi ynë etiketohet edhe si një vend që prodhon duhan të falsifikuar, duke i vendosur vulën e duhanit të prodhuar në Egjipt, e duke e eksportuar më pas drejt vendeve të Afrikës së Veriut, shkruan Scan.

Sa i përket politikave qeveritare dhe taksimit për të frenuar duhanpirjen, ato vlerësohen të drejta, me barrën e taksave që është sa 47% e vlerës së një pakete cigaresh.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco