Alarm! Shqiptarët të mos përdorin këto lloj antibiotikësh, efektet janë të pariparueshme

Alarm! Shqiptarët të mos përdorin këto lloj antibiotikësh, efektet janë të pariparueshme

23:56, 16/01/2019
A+ Aa A-

Janë publikuar antibiotikët që nuk duhen rekomanduar nga mjekët ose duhen dhënë në mënyrë të kufizuar.

Këtë u ka kërkuar Agjencia e Barnave të gjithë mjekëve tanë që në recetat e tyre të mos përshkruajnë antibiotikë të klasave kinolone dhe fluor kinolone pasi Agjencia Europiane e barnave njofton për efekte anësore të parikuperueshme. Në fakt, në farmaci thonë se këto lloj antibiotikësh janë shumë të përdorur, raporton TCH.

Të dy llojet e antibiotikëve kanë përdorim me spektër të gjerë, si në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave.

Për pacientët që duhet domosdoshmërisht t’i përdorin, ata duhet të jenë të kujdesshëm në shfaqjen e simptomave që ditën e parë, pasi kanë efekte anësore që lidhen me depresionin apo vështirësi në ecje, si dhe prekin shikimin dhe dëgjimin.

Nga ana tjetër, Agjencia e Barnave kërkon që pacientët të japin informacion agjencisë për efektet anësore të çdo lloj medikamenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco