Bëhuni gati/ Ja çfarë ndodh me motin të mërkurën

Bëhuni gati/ Ja çfarë ndodh me motin të mërkurën

23:39, 15/01/2019
A+ Aa A-

Si do të jetë moti të mërkurën në Shqipëri?

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së mërkurë do të bien temperaturat dhe do të jetë acar dhe akull në rrugë.

Më poshtë keni parashikimin e motit:

Reshjet

Të mërkurën nuk priten reshje, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Image

Temperaturat

Pritet një rënie e vlerave minimale dhe rritje e atyre maksimale.

Të mërkurën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 11 °C

në vendet e ulëta: -4 / 6 °C

në vendet malore: -12 / 2 °C

Era

Të mërkurën era do të dobësohet, për të fryrë e lehtë deri mesatare.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco