Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Nesër dita më e ftohtë e viti/ Ja sa do shkojnë temperaturat

Nesër dita më e ftohtë e viti/ Ja sa do shkojnë temperaturat

16:28, 14/01/2019
A+ Aa A-

Nesër parashikohet të jetë dhe dita më e ftohtë e vitit ku temperaturat pritet të zbresin në -14 gradë celsius.

Ndërkohë duke filluar nga dita e mërkurë do të kemi një rritje graduale të temperaturave në të dyja ekstremet. Gjithashtu meteorologët parashikojnë që nga java e ardhshme tokemi shtim të reshjeve të shiut dhe të borës në të gjithë territorin.

Parashikimi i motit sipas IGJEUM:

Sot pasdite (e hënë dt.14) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër (e martë dt.15) nuk priten reshje.

Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë). Në pjesën tjetër të territorit ato do të jenë në formë dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 9 °C

në vendet e ulëta: 1 / 6 °C

në vendet malore: -7 / 1 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e martë dt.15) do të forcohet në orët e mesditës, për të fryrë mesatare deri e fortë në Perëndim dhe në Jug.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco