Parashikimi i motit për sot dhe nesër, 14 - 15 janar 2019 Mëngjes në kështjellën mesjetare e Lezhës

Parashikimi i motit për sot dhe nesër, 14 - 15 janar 2019

06:34, 14/01/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal i cili do të infulencojë kushte klimaterike të paqëndrueshme në vendin tonë dhe Kosovë.

Fillimi i javës, 14 janar 2019.

Vendi ynë do të dominohet nga rreshje shiu në zonën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të rikthehen rreshjet e borës. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,5  – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -6/2°C 
Zonat e  ulëta           2/12°C
Zonat  bregdetare    4/12°C

E hënë, 14 janar 2019

Kosova për  ditën e hënë dt 14 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -7°C  në mëngjes deri në 3°C gradë Celcius në mesditë.

E martë, 15 janar 2019.

Moti do të jetë me diell por i ftohtë. Era do të jetë  me drejtim Veri (N) me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4-5 me  lartësi  vale 1,5  – 2,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes dhe në mesditë .

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -12/-1°C 
Zonat e  ulëta           -4/9°C
Zonat  bregdetare   -1/10°C
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco