Moti i keq mbyll shkollat në të gjithë Shqipërinë

Moti i keq mbyll shkollat në të gjithë Shqipërinë

11:18, 10/01/2019
A+ Aa A-

Thuajse në të gjithë Shqipërinë nuk zhvillohet mësim në shkolla.

Sipas të dhënave zyrtare në shumicën e vendit, mësimi është ndërprerë, ndërsa në pjesën tjetër mësimi bëhet i reduktuar.

Në 16 Drejtori dhe Zyra Arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë, Përmet, Kukës, Tropojë, Has, Dibër, Mat, Bulqizë, Korçë, Pogradec, Devoll, Mirditë dhe Malësi e Madhe, është pezulluar procesi mësimor për të gjithë nxënësit.

Në 6 Drejtori dhe Zyra Arsimore,  mësimi është ndërprerë në disa shkolla si: Shkodër në 28 shkolla, Gramsh në 4 shkolla, Vlorë në 2 shkolla, Lezhë në 3 shkolla, Kolonjë në 4 shkolla  dhe Delvinë në 1 shkollë.

Në Drejtoritë Arsimore dhe Zyrat Arsimore: Elbasan, Peqin, Tiranë Qytet, Tiranë Qark, Kavajë, Durrës, Fier, Lushnjë, Krujë, Kuçovë, Berat, Skrapar, Laç, Sarandë, Mallakastër etj, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të reduktuara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco