FOTO/ Situata e rëndë, ja si do jetë moti sonte e nesër

FOTO/ Situata e rëndë, ja si do jetë moti sonte e nesër

17:32, 09/01/2019
A+ Aa A-

Situata e motit në Shqipëri është e rëndë.

Që prej mesnatës kanë nisur reshjet e dëborës thuajse në të gjithë Shqipërinë, duke sjellë një situatë të rëndë.

Shumë zona janë të bllokuara, ndërsa edhe rruga kombëtare drejt Gjirokastrës është e pakalueshme.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për sonte dhe ditën e nesërme.

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë kryesisht në formë shiu (ose shi i përzier me dëborë).

Image

Temperaturat

Ato do të pësojnë një rritje me rreth 2 gradë.

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 6 °C

në vendet malore: - 5 / 1 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër paradite, në veri të vendit, deri e fortë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco