Reforma e përgjithshme e emigracionit në SHBA

Reforma e përgjithshme e emigracionit në SHBA

07:06, 09/01/2019
A+ Aa A-

Reforma gjithëpërfshirëse e Emigracionit nënkupton një rregullim sistematik të ligjeve të emigracionit të vendit me fokus ndërtimin e sistemit të kontrollit dhe balancës në kuadrin e e Emigracionit. Reforma e emigracionit duhet  bërë për të zgjidhur zbatimin e ligjit dhe dilemën humanitare se ç’duhet bërë me 12-20 milionë njerëz që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara, pa status ligjor.

Nga av. Kieran Both.

Një ligj racional i reformës së emigracionit do të rregullonte problemet ekzistuese dhe do të vepronte në perspektivë për të patur një sistem të mirëfilltë të emigracionit kombëtar për shekullin 21. Kjo përfshin vendosjen e një mjeti të drejtë e realist për rregullimin e nevojave të ardhshme të emigracionit, sigurimin e kufijve dhe sigurisë përmes zbatimit efikas të strategjive dhe teknologjive të reja të zbatimit, duke siguruar që sistemi ynë  t’i mirëpresë emigrantët e rinj duke bërë siguri që të gjitha ligjet e emigracionit të respektojnë parimet e procesit të rregullt mbi të cilat bazohet ky vend.

Një shumicë e madhe e publikut amerikan pranon se deportimi masiv i personave që banojnë këtu në mënyrë të paligjshme është praktikisht i pamundur. Ndërkohë që ka pasur propozime të ndryshme gjatë viteve, një program i arsyeshëm i legalizimit do të përfshijë disa komponente të paraqitura në Kongres në vitin 2013  dhe të mbështetura nga Shoqata Amerikane e Emigracionit (AILA):

Regjistrimi: Emigrantët pa dokumente regjistrohen nga qeveria, duke kaluar nëpër kontrolle të ndryshme per  t’u parë nëse kualifikohen për programin e legalizimit Ata që nuk kualifikohen do të kalojnë nëpër procedura të rregullta deportimi. Komponentë të tjerë të legalizimit mund të përfshijnë mësimin e anglishtes; krijimin e një rekordi të pagimit të taksave; emigranti të mos ketë rekord penal, dhe  të paguajë gjobat dhe tarifat e vendosura nga Kongresi.

Nëse plotësojnë keto kërkesa, individët e regjistruar dhe anëtarët e tyre të afërt të familjes do të lejohen të aplikojnë për statusin ligjor dhe të bëhen banorë të përhershëm ligjorë dhe përfundimisht qytetarë të SH.B.A.-së.

Siguria Kombëtare: Çdo plan për reformën e emigracionit duhet të projektohet për të siguruar që zbatimi i ligjeve të emigracionit të rrisë sigurinë kombëtare dhe sigurinë e komunitetit pa dëmtuar procesin e duhur. Shumica e ekspertëve dhe analistëve, përfshirë ata që merren me zbatimin e ligjit, besojnë se legalizimi është një nga elementët kyç për sigurinë e vendit , sepse kjo do t’i lejonte qeverisë federale të fokusohet në kërcënimet e reale që paraqesin  ata që  do duan t’i bëjnë dëm këtij vendi, se sa nga individë që u mungon statusi, por nuk kanë kryer krime. Zbatimi i politikës së emigracionit në shekullin 21 do të varet nga një kombinim i vendosjes strategjike të personelit, përdorimit efikas të teknologjive të reja për të monitoruar hyrjen dhe largimin e vizitorëve dhe koordinimin e kujdesshëm me agjencitë federale të zbatimit të ligjit, që merren me çështje të tilla si kontrabanda e drogës dhe trafikimit njerëzor. Çdo plan i sigurisë kufitare duhet të bazohet në metrikat e performancës dhe standardet e matshme të sigurisë së kufirit që janë të arritshme.

Punësimi: Reforma e emigracionit  me bazë punësimin duhet të sigurojë që dhënia e vendeve të punës  emigrantëve që vijnë mbi bazën e punësimit të mos çojë në  një shtim të  emigracioni ilegal të ri.

Reforma gjithëpërfshirëse e emigracionit duhet të shikojë me perspektive që masat e reja të eliminojnë sa më shumë që të jetë e mundur joshjen e ardhjes në mënyrë të paligjshme në këtë vend. Kjo do të përfshinte angazhimin për të përmirësuar mundësitë e punësimit dhe trajnimin për punëtorët e lindur këtu dhe një diskutim të fokusuar mbi  kufizimet numerike në të gjitha llojet e vendeve të punës. Reforma nuk do të jetë e suksesshme nëse nuk siguron që bizneset amerikane të kenë akses tek punëtorët që u nevojiten, garantojnë paga të drejta dhe kushte pune për ta, dhe t’u sigurojnë  të punësuarve mundësinë për të aplikuar për green card nëse ata  e kërkojnë .

Ndërsa integrimi ekonomik global thellohet, rritja e qëndrueshme do të varet pjesërisht nga aftësia jonë  për të tërhequr novatorët më të mirë dhe më të zgjuar. Reforma racionale gjithashtu do të përfshinte një mjet efikas për të verifikuar autorizimin e punësimit për të mbështetur punëdhënësit që duan të ndjekin ligjin, dhe të penalizojnë ata që do të përpiqen të paguajnë punëtorët nën tavolinë.

Familjet:  Mbingarkesat e tanishme në emigracionin e bazuar në  bashkimet familjare  çojnë në vonesa deri në njëzet vjet për emigrimin legal të anëtarëve të familjes. Për më tepër, përpjekjet e fundit për të minuar emigracionin  bazuar mbi bashkimet familjare kanë injoruar rolin e rëndësishëm që ka mbështetja familjare në suksesin e emigrantëve dhe realizimit të ëndrrës amerikane. Reforma  e emigracionit duhet të mbrojë familjet amerikane, bizneset dhe komunitetet  që janë të gjithë të prekur nga gabimet në ligjet e vjetra të Emigracionit. Vendi ynë ka nevojë për një politikë  që mban familjet sëbashku, rindërton ekonominë tonë, forcon sigurinë tonë dhe  statusin ligjor  si dhe perspektivën e shtetësisë për amerikanët e rinj . Ligjet tona të emigracionit duhet të pasqyrojnë vlerat thelbësore të Amerikës për  barazinë dhe drejtësinë. Së fundi, reforma e vërtetë duhet bërë në të gjitha pjesët e sistemit tonë të emigracionit, në mënyrë që të parandalojmë edhe një copë të thyer që do të behej shkak për minimin e gjithë sistemit.

Sistemi i ligjshëm i emigracionit në Amerikë duhet të reformohet  me qëllim për të patur fleksibilitet dhe pa probleme në përmbushjen e  nevojave të familjeve tona, ekonomisë dhe shoqërisë sonë.

Gëzuar  Vitin e Ri 2019!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco