Moti i çuditshëm/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Moti i çuditshëm/ Ja çfarë pritet të ndodhë nesër

23:16, 08/01/2019
A+ Aa A-

Temperatura të ulëta dhe reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

Ky është parashikimi i motit për ditën e nesërme.

Sipas të dhënave, nesër në Shqipëri pritet të ketë reshje mjaft të dendura.

Në pjesët bregdetare dhe Ultësirën perëndimore priten reshje të dendura shiu dhe lokalisht edhe stuhi të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë, kurse në rajonet tjera priten reshje të dendura bore apo stuhi dëbore.

Të Enjten mot i ngjashëm, por në shumë pjesë të Shqipërisë reshjet do të ndërpriten përkohësisht, për të filluar përsëri lokalisht dhe kohë pas kohe.

Nga e Premtja reshjet do të pushojnë gradualisht dhe pritet mot kryesisht i thatë, i vranët dhe i ftohtë, por jo ekstremisht i ftohtë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco