Shfaqet sëmundja e fruthit, 3 raste në Berat, mjekët japin alarmin: Vaksinoni fëmijët

Shfaqet sëmundja e fruthit, 3 raste në Berat, mjekët japin alarmin: Vaksinoni fëmijët

16:57, 08/01/2019
A+ Aa A-

Në Berat mbërrin alarmi për shfaqjen e sëmundjes së fruthit. Disa pacientë janë paraqitur me simptomat e tij në Spitalin Rajonal.

Mjekja infeksioniste shpjegon se po priten analizat përfundimtare për disa pacientë të tjerë. Situata, sipas saj, nuk është alarmante, por u bën thirrje nënave që të vaksinojnë fëmijët.

“Kemi disa raste me fruth, më konkretisht 3 raste te të rriturit, por nuk kemi te Pediatria. Ajo që më shqetëson është se duhet të rrisim shumë sensibilizimin e nënave të cilat ‘paragjykojnë’ bërjen e vaksinës. Ajo ka shumë vite që është në praktikë, shumë fëmijë e kanë bërë dhe padiskutim që duhet të kenë siguri të plotë se të gjithë fëmijët duhet të vaksinohen në kohën e duhur, me qëllim që të shmangen sëmundjet dhe pasojat e fruthit, të cilat ndonjëherë janë edhe fatale për jetën”, tha Valbona Papa, mjeke.

Sëmundja e fruthit nuk sjell ndërlikime për pacientët që janë të vaksinuar, por pasojat janë të rënda për ata që nuk janë vaksinuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco