FOTO/ Ja çfarë ndodh me motin sonte dhe nesër

FOTO/ Ja çfarë ndodh me motin sonte dhe nesër

16:45, 08/01/2019
A+ Aa A-

Edhe pse do të ketë një ngritje temperaturash, sërish acari nuk do të largohet nga i gjithë vendi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, moti për pasditen e sotme dhe nesër do të jetë i ftohti dhe me temperatura deri në -8 gradë në vendet malore.

Më poshtë keni parashikimin e motit për sonte dhe nesër:

Reshjet

Sot pasdite nuk priten reshje. Nesër priten reshje mesatare, deri lokalisht intensive në disa qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ato do të jenë në formë dëbore në gjysmën Lindore të vendit dhe në terrenet malore. Në pjesën Perëndimore, ato do të jenë fillimisht në formë dëbore, por më pas priten edhe reshje shiu (ose shi i përzier me dëborë).

Image

Temperaturat

Ato do të pësojnë një rritje të ndjeshme, sidomos në vlerat minimale (me deri 5 gradë rritje).

Më konkretisht, nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 0 / 8 °C

në vendet e ulëta: - 1 / 6 °C

në vendet malore: - 8 / - 1 °C

Era

Sot pasdite pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e mërkurë dt.09) ajo pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco