Lajmi i fundit

Vjedhjet me '5D'/ Sot proteta e opozitës të bashkia e Tiranës

Bora izolon fshatrat e Korçës, ja zonat më problematike

Bora izolon fshatrat e Korçës, ja zonat më problematike

16:32, 08/01/2019
A+ Aa A-

Fshatrat e thella të Korçës si Mokrra, Dardhasi dhe Vithkuqi, janë izoluar dhe vijojnë të mos kenë komunikim me qendrat e njësive administrative për shkak të borës së dendur. Nevoja për zhbllokimin e rrugëve nga borëpastrueset kanë detyruar Shtabin e Emergjencave të kërkojë ndihmën e bashkisë.

Problematikë mbeten edhe segmentet Korçë – Voskopojë  dhe Maliq – Opar – Strelcë.

I ftohti ka çuar në mbylljen e shkollave në fshatrat Orman dhe Sheqeras të Korçës, ndërsa në shkollat e tjera mësimi është zhvilluar me orë të reduktura.

Ndjekja e procesit mësimor ka qenë i vështirë për nxënësit edhe pse shkollat kanë pasur ngrohje.

Duke filluar nga e mërkura dhe deri të premten, mësimi në shkollat e juglindjes do të fillojë në orën 09:00.

Përballë një situate të tillë, Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile paralajmërojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se temperaturat do të jenë shumë të ulëta dhe se priten reshje bore në zonat malore.

Rekomandohet që në Segmentin Librazhd – Korçë – Kapshticë, Korçë – Ersekë qarkullimi i mjeteve të bëhet me goma dimërore gjatë natës, apo edhe me zinxhir nëse do të njoftojmë se është i nevojshëm në orët në vazhdim, pasi pritet që të ketë reshje bore dhe temperatura shumë të ulëta.

Kjo e martë sipas sinoptikanëve është më e ftohta e javës, ku gjatë natës priten reshje dëbore edhe në Tiranë. Temperaturat në kryeqytet do të zbresin në minus 13 gradë.

Nga dita e mërkurë do të nisë një rritje e lehtë e temperaturave si dhe reshje shiu në zonat e ulëta dhe në ato bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco