Acar, rrymat ajrore të ngrira nga Rusia ulin ndjeshëm temperaturat në Shqipëri Korçë, janar 2019

Acar, rrymat ajrore të ngrira nga Rusia ulin ndjeshëm temperaturat në Shqipëri

07:37, 08/01/2019
A+ Aa A-

Gadishulli i Ballkanit do të mbetet në aktivitetin e rrymave ajrore të ngrira me origjinë Arktike të cilat duke depërtuar nga pjesa e Rusisë europiane drejt territorit të Shqipërisë e që do të ifluencojnë rënie  të temperaturave. 

8 Janar 2019;  moti do të jetë me kthjellime  dhe vranësira të pakta  por temperaturat do të kenë një tjetër rënie ekstreme. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 0,5  – 1,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -16/-4°C 
Zonat e  ulëta           -8/6°C
Zonat  bregdetare    -4/6°C

Kosova për  ditën e martë, 8 janar 2019:  Moti do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -12°C  në mëngjes deri në -4°C gradë Celcius në mesditë.

E mërkurë, 9 janar 2019

9 janar 2019;  moti do të jetë me  vranësira të dendura me rreshje shiu në zonën perëndimore dhe rreshje bore intesive në zonat malore deri në lartësitë 400-500 metër në nivelin e detit. Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5  – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -7/3°C 
Zonat e  ulëta           -1/10°C
Zonat  bregdetare    3/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco