Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Të mbarojë protesta? Të kthehemi në auditor? Kush e tha?

Të mbarojë protesta? Të kthehemi në auditor? Kush e tha?

20:47, 07/01/2019
A+ Aa A-

Nga Ervisa Shehu

Të mbarojë protesta?

Të kthehemi në auditor?

Të mbarojë kjo “gjë”?

Kush e tha????

Të kthehemi me kembët tona në vorbullën e mashtrimit e të zvarritemi për vite me rradhë siç kemi bërë deri më sot,ti lëmë të vjedhin të qetë siç bënë për 28 vite ,të vrasim të vërtetën se mafia po sundon mbi vendin tonë,të mbyllim gojën se realiteti që u pasqyrua nga fryma e rinisë në pak ditë tundi themelet e krimit,ti paguajmë ato lek tarifash e të shtiremi sikur jetojmë në këtë gënjeshtër se “jetë”nuk i themi dot,të vrasim shpresën që lindi në zemrat e shqiptarëve brenda e jashtexe saj???

Një student,një shpirt i lirë e i pastër nuk mund të lejojë të thahet kjo filizë jete që po ujitet me dëshirën e çdo fëmije për dije, për shkollë, për libra.

Një student nuk mund të vrasë dëshirën e fëmijëve që duan të rriten e të arsimohen në vendin e tyre, që diploma e tyre të jetë në gjuhën shqipe.

Një student nuk duhet të fshije nga historia zërin më të bukur të rinisë që u këndua për ditë në rrugët e Shqipërisë.

Thuaj vetes unë jam Made in Albania,ngrije flamurin më të bukur në botë dhe lufto për vendin tënd.

SAKRIFIKO SOT PËR NJË TË ARDHME MË TË SIGURTË.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco