VIDEO/ Alarm për shpërthimin e fruthit në kopshte e çerdhe

VIDEO/ Alarm për shpërthimin e fruthit në kopshte e çerdhe

14:47, 07/01/2019
A+ Aa A-

Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shpërthimin e fruthit, por edhe rrezikun nga virozat stinore për shkak të uljes së temperaturave. Ndaj pranë institucioneve të arsimit parashkollor, kopshte dhe çerdhe të cilat janë hapur prej datës 3 janar, ata kanë kërkuar nga drejtuesit që çdo ditë të kontrollojnë fëmijët. Kryesisht për këto simptoma, temperaturë, kollë, këputje, puçra në lëkurë. Madje duke ju kërkuar që fëmijët që kanë këto simptoma të mos i pranojnë në këto institucione dhe t’i drejtojnë rastet te mjeku specialist.

Sipas burimeve të Klan Plus pranë Shëndetit Publik, ky vendim është marrë për shkak të infektimit të tre fëmijëve nën 1 vjeç që frekuentojnë çerdhen, me fruth.

Situata sipas mjekëve rëndohet edhe më shumë për shkak se nga viti në vit  numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje. Kjo për arsye se janë shumë prindër që kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco