Ja cila do të jetë dita më e ftohtë e janarit

Ja cila do të jetë dita më e ftohtë e janarit

14:46, 05/01/2019
A+ Aa A-

Meterologët e konsiderojnë ditën e shtunën si më të ftohtë të janarit, ndërsa temperaturat më të ulëta janë shënuar në Ersekë dhe Peshkopi.

Meterologia Adiola Bani shprehet se, “Erseka dhe Peshkopia -13 dhe -14 gradë celsius edhe në Tiranë janë shënuar vlera negative në -2 gradë celsius”.

Vlerat negative të termometrit në vendin tonë do të vijojnë të jenë të pranishme deri të martën. 

Si pasojë e tyre problematike parashikohet të jenë ngricat në rrugë, kryesisht në zonat malore. Të mërkurën pritet një rritje e lehtë e temperatuarave dhe rikthim i reshjeve.

“Erseka dhe Peshkopia vijojnë të mbeten – 10 dhe – 11 gradë celsius, ndërsa qytet e tjera do kenë rritje me 1 apo 2 gradë, por që nuk do të ndihen. Dita e mërkurë do të sjellë edhe reshje shiu dhe reshje bore në zonat malore. 15 ditshi i parë i janarit do jetë i kthjellë dhe me reshje të pakta”, shprehet Adiola Bani.

Meterologët shpjegojnë se i ftohti i këtyre ditëve vjen si pasojë e masave ajrore me origjinë polare të cilat kanë zbritur deri në Mesdhe.

Megjithëkëtë temperaturat që kanë përfshirë vendin nuk janë më të ulëtat regjistruar vitet e fundit në Shqipëri, pasi dy vite më parë vlerat e termometrit kanë tejkaluar – 13 gradë celsius. /AbcNews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco