Acari mbërthen Shqipërinë/ Sinoptikania parashikon kur do bjerë borë në Tiranë dhe ditën më të ftohtë

Acari mbërthen Shqipërinë/ Sinoptikania parashikon kur do bjerë borë në Tiranë dhe ditën më të ftohtë

19:11, 03/01/2019
A+ Aa A-

Muaji janar do të sjelli temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në gati 90% të territorit shqiptar. Sinoptikania Adiola Bani nga Meteoalb ka sjellë një parashikim të motit, duke u shprehur se ulja e temperaturave do vijojë edhe në ditët në vijim duke arritur në -13 gradë Celsius në disa vende.

Sa i përket reshjeve, sinoptikania tha se të premten priten reshje dëbore në 90% të vendit duke përshirë edhe zonat e ulëta siç është Tirana apo edhe Vlora.

“Kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave ditët e fundit. Pritet që edhe dita e nesërme të sjellë reshje dëbore në pjesë më të madhe. Reshjet e dëborës do përfshijnë 90% të territorit. Do kemi reshje edhe në zonat e ulëta. Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë. 15-ditësh i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje. Gjatë ditës së nesërme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës. Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën”, tha sinoptikania.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco