Moti në Kosovë dhe Shqipëri, mësyn ajri i ngrirë me origjinë polare

Moti në Kosovë dhe Shqipëri, mësyn ajri i ngrirë me origjinë polare

08:35, 03/01/2019
A+ Aa A-

Europa do të jetë në mësymjen e ajrit të ngrirë me origjinë polare e cila do t'i afrohet edhe vendit tonë ku priten reshje bore dhe rënie e menjëhershme të temperaturave.

Sot, masa ajri të ftohta  polare do të depërtojnë në të gjithë vendin,  moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu të pakta  në zonën perëndimore, në juglindje verilindje pjesërisht dhe zona qëndorre deri në lartësi 400-500 metra në nivelin e detit do të ketë rreshje bore. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me shumë rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -10/-2°C 
Zonat e  ulëta           -7/7°C
Zonat  bregdetare    0/9°C
E Enjte 03 Janar 2019

Në Kosovë, moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore intesive. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -7°C  në mëngjes deri në -3°C gradë Celcius në mesditë.

Ndërsa nesër, e premte, 4 janar 2019,  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat malore  ku në juglindje nuk do të mungojnë rreshje bore të pakta. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të  vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore           -12/-3°C 
Zonat e  ulëta           -8/6°C
Zonat  bregdetare    -2/7°C/RTSH
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco