Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Reshjet e borës në Dibër shtojnë problemet në zonat e thella, ja akset problematike

Reshjet e borës në Dibër shtojnë problemet në zonat e thella, ja akset problematike

19:03, 02/01/2019
A+ Aa A-

Kanë rinisur sot, reshjet e borës në të gjithë qarkun e Dibrës. Ndërkohë temperaturat kanë filluar të ulen ndjeshëm sidomos gjatë natës nën -6 Gradë Celsius.

Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat e thella të Dibrës. Aksi rrugor Kukës – Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve.

Qarkullimi normal në zonët e thella është vështirësuar pas reshjeve të dëborës. Gjithashtu në fshatrat Ostren dhe  Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.

Ndonëse me një intensitet të ulët, duhet treguar kujdes sidomos në zonat e thella malore.

Lëvizja duhet bërë me zinxhir për shkak edhe të terrenit të vështirë e të thepisur, ku pothuajse në të gjitha segmentet rrugore mungojnë mbrojtëset anësore të rrugëve.

Për sa i përket energjisë elektrike, qytetarët janë furnizuar rregullisht e deri më tani nuk ka ndërprerje të saj apo ndonjë defekt për shkak të mosfunksionimit të rrjetit të energjisë elektrike.

Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, por edhe në pjesën juglindore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco