Përndritje

Përndritje

15:18, 02/01/2019
A+ Aa A-

Nga Mariana Koçeku

Diku në zemër të Ballkanit qëndronte një vend i heshtur. Ishte një vend fatkeq dhe famëkeq në të njëjtën kohë.

Kishte pasur shumë luftëra dhe tragjedira por historia kish treguar se ai vend nuk e njihte frikën e as dorëzimin.

Kishte pasur periudha kur ne këtë vend mbretëronte lavdia dhe paqja. Vendi ishte plot të mira por hordhitë e të keqes ishin po ashtu shumë të mëdhaja.

Ishin trima dhe trimëresha plot. Vendin e tyre fort e donin, e donin si jetën e vet. Armiqtë vërsuleshin e mundoheshin ta shqyenin kush e kush ta kafshonte më fortë. Por prapë koha kish treguar se ata nuk dinin të ndaleshin por luftonin, luftonin për nderin dhe për lavdinë.

Armiqtë ikën. U përzunë. Vendi doli nga errësira dhe humnera. Paçka se koha tregoi që vendi ra në një errësirë dhe më të madhe se kish qenë. Vendi filloi të vriste veten. Ta vriste qetësishtë fare. Njerëzit reshtën së luftuari tani jo me për lavdi por për të drejta.

Dhe kështu vendi ra në gjumë për plot 45 vjet. Bota nuk dëgjoi më gjatë kësaj kohe për këtë vend. Nuk e kishte më fajin vendi por tani njerëzit që në krye lanë ca ujqër të pangopur e dashakeq për popullin e shkretë. Kaluan dhe 45 vjet dhe vendi filloi të shikonte dritën. Drita ishte akoma shumë e dobet. Ujqërit pasuan me hiena. Hiena pa zhurmë, që ushqeheshin pa u ndjerë. Po deri kur do durojë ky vend i gjorë me tërë kyt mizoritet?! Askush nuk e dinte. E vetmja mënyrë shpëtimi ishte largimi, arratisja. Krerë kishin një ideal: përçaj dhe sundo. Gjërat ishin fasadë vetëm! Populli vuante , kërkonte lirinë por u mohohej, kërkonin dritën por nuk e shikonin asgjëkundi, kërkonin të mirën por nuk shfaqej! Vendi kishte kaluar në një vdekje klinike. Vendi u rrop, u shkatërrua ,u shpopullua.

Si për çudinë e të gjithëve erdhi dita kur një dritë tjetër edhe më e fortë filloi të dilte nga fundi i tmerrshëm i humnerës. Njerëzit habisnin sepse e kishin humbur nocionin e shpresës, ringjalljes, veprimit. Ishte një dritë më e qartë, më e pastër dhe më e dëlire. Drita filloi ta shkundte kombin nga gjumi i thellë që e kish kapluar për dekada rresht. Drita kishte emrin më të bukur: Rini.
Rinia zëri i shpresës, i jetës, veprimit dhe zgjimit. U hodh dhjetori i dytë. Nuk ishte më ai dhjetori famëkeq por ishte ai dhjetori i shpresës dhe i lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco