Parashikimi ‘i zi’, në 2019 dyfishohet numri i infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë

Parashikimi ‘i zi’, në 2019 dyfishohet numri i infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë

18:55, 27/12/2018
A+ Aa A-

Sabri Skënderi, presidenti në detyrë i Urdhrit të Infermierit flet për gjendjen e kësaj kategorie që ndahet midis problematikave në vend dhe mundësive reale të punësimit jashtë shtetit, kryesisht drejt tregut gjerman, raporton a2.

Sipas Skënderit, “duhet të jemi të vetëdijshëm që në Shqipëri nxjerrim një numër të madh infermierësh, më të madh sesa i nevojiten vendit. Kemi rreth 6000 infermierëve të papunë, dhe çdo vit kjo shifër shtohet me 1600 veta. Vetëm këtë vit kanë ikur mbi 1000 infermierë, kryesisht drejt Gjermanisë”.

Sipas tij, tregu gjerman jo vetëm që nuk ka shteruar, por “në vitin e ardhshëm ndoshta kjo shifër do dyfishohet, duke parë edhe kurset e gjermanishtes që po frekuentohen”.

Sipas tij kjo është një dinamikë pothuajse normale, sepse “ne duam të hymë në Evropë, kështu që është normale që duhen parë edhe nevojat e tregut evropian”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco