Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Flasin turistët: Tirana, ndër qytetet më të ndotura në Europë

Flasin turistët: Tirana, ndër qytetet më të ndotura në Europë

12:14, 27/12/2018
A+ Aa A-

Tirana është listuar ndër qytetet më të ndotura të Europës, marrë nga feedback-u që kanë dhënë turistët aziatikë. Europa është një nga destinacionet e preferuar për turistët nga lindja e largët, për këtë protali aziatik The Mice Times of Asia ka sjellë një listë të qyteteve më të ndotura të Europës.

Europa është model i pedonaleve, rrugëve të pastra, të bukura dhe të mirëmbajtura, qiellit blu dhe plazhet të kaltrave. Megjithatë, një nga problematikat e turistëve është ndotja. Çdo kush do të ndihej në siklet në një vend me papastërti, me cilësi ajri të keqe dhe mbeturina.

Në listën prej 10 qytetet më të ndotura pjesa më e madhe e tyre i përkasin Europës Lindore. Për sa i përket Tiranës, qyteti cilësohet si i papastër, me rrugë të parregulluara dhe mbeturina. Pluhuri dhe sasia e gazrave që lëshohet në ajër prishin përshtypjen e parë që le qyteti. Megjithatë, në artikull shkruhet se shqiptarët janë miqësorë me kafshët e braktisura, ku një pjesë e tyre janë të pajisur me matrikulim dhe duken të ushqyer mirë.

Qytete të tjera në listën e më të ndoturave të Europës renditet edhe Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, ku sipas artikullit vit pas vit rrugët dhe ndotja në këtë qytet po bëhen më keq. Këtë verë qyteti ka shënuar ditët më të ndotura.

Në vend të dytë renditet qyteti i Plodivit, në Bullgari. Sipas artikullit shkaku kryesor i ndotjes në këtë qytet janë kompanitë industriale, të cilat ndotin ajrin. Para 10 viteve qyteti kishte cilësinë më të keqe të ajrit në Europë. Kjo bëri që të merreshin masa dhe situata u përmirësua disi, por tashmë çdo gjë është kthyer si më parë. Plodiv është një qytet i rëndësishëm në ekonominë bullgare.

Një tjerë qytet në listë është Krakovi, një nga qytetet më të mëdha të Polonisë. Edhe pse qyteti është plot sharm dhe me një arkitekturë mbresëlënëse ka një cilësi të ajrit dhe të ujit shumë të keqe. Së fundmi në këtë qytet janë vënë në punë autobusët elektrikë me shpresën që ndotja do të ulet.

Një tjetër kryeqytet ballkanik i shtohet listës, Sarajeva në Bosnje dhe Hercegovinë është pjesë e qyteteve më të ndotura të 2018-s. Gjatë dimrit ndotja bëhet edhe më e dukshme, duke qenë se shumica e shtëpive ngrohen me sobë drush.

Bukureshti, kryeqyteti i Rumanisë, ku edhe në qendër të qytetit mund të gjesh mbeturina. Ndotja është një nga arsyet që po largon turistët nga ky qytet.

Pjesë e listës kanë qenë edhe dy qytetet italiane. Në Torino sasia e PM10-s e tejkalon disa fish normën e lejuar dhe njerëzit duhet të thithin këtë ajër çdo ditë. Pjesë e listës është edhe Napoli. Shumë turistë e qujnë Napolin “Qyteti i Mbeturinave”. Autoritetet po punojnë që të pastrojnë rrugët kryesore nga mbeturinat.

Në listë janë gjithashtu edhe dy qytete maqedonase. Kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, është një destinacion kulturor, por pavarësisht kësaj turistët do të përballen edhe me plehrat. Mund të shikosh plehra në çdo hap që hedh. Edhe qyteti i Tetovës është bërë pjesë e kësaj liste. Qyteti thyen të gjitha rekordet europiane për nivelin e ndotjes së ajrit. Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco