Moti për sot/ Temperaturat zbresin në minus

Moti për sot/ Temperaturat zbresin në minus

08:04, 27/12/2018
A+ Aa A-

Masat ajrore të ftohta dhe të thata me origjine verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në të gjithë territorin duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por i ftohtë.

Pasditja mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale nga -6°C në 14°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi lindor-verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco