Mësuesja që humbi jetën tragjikisht në aksident, shpall “Qytetare Nderi” nga bashkia e Bilishtit

Mësuesja që humbi jetën tragjikisht në aksident, shpall “Qytetare Nderi” nga bashkia e Bilishtit

18:13, 26/12/2018
A+ Aa A-

Këshilli bashkiak i Bilishtit ka vendosur të nderojë me titullin “Qytetare Nderi” pas vdekjes, mësuesen Luiza Dule. Ajo pak ditë më parë humbi jetën në një aksident automobilistik të ndodhur në segmentin e rrugës rurale Miras – Arrëz.

E ndjera, nënë e dy fëmijëve ishte prej vitesh mësuese e lëndës Gjuhë-Letërsi në fshatin Arrëz, por humbi jetën pak ditë më parë kur automjeti tip 'Fuoristrada' me të cilën udhëtonte bashkë me disa kolege u përmbys në një aksident tragjik për jetën e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco