Festat e fundvitit, rriten çmimet e frutave dhe perimeve

Festat e fundvitit, rriten çmimet e frutave dhe perimeve

19:42, 22/12/2018
A+ Aa A-

Si zakonisht, me afrimin e festave të fundvitit, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur.

Në një vëzhgim të bërë nga Scan në disa prej tregjeve në kryeqytet rezulton  se çmimet e frutave dhe perimeve gjatë dhjetorit janë rritur me 20 deri në 30 lekë.

Lidhur me këtë rritje të çmimeve qytetarët ndahen në mendime, për pensionistët janë të papërballueshme.

Por ka edhe nga ata qytetarë  të cilët mendojnë se çmimet nuk janë të larta.

Në vendin tonë kryesisht për festa, ndryshe nga vendet e tjera, është bërë traditë rritja e çmimeve në mënyrë abuzive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco