FOTO/  Fshati 5 km larg nga Kruja, i izoluar vetëm për një urë

FOTO/ Fshati 5 km larg nga Kruja, i izoluar vetëm për një urë

17:20, 22/12/2018
A+ Aa A-

Brreti quhet fshati në njësinë Administrative të Krujës dhe vetëm 5 km larg nga qyteti. Prej një viti ky fshat thuajse është izoluar, shkak nga shembja e urës, dhe rruga totalisht e amortizuar.

Banorët të shprehen se shembja e urës një vit më parë nga prurjet e mëdha të lumit shkatërruan urën, dhe banorët e kanë të pamundur lëvizjen për në Krujës.

Akoma më e rëndë situata paraqitet te nxënësit e shkollave, të cilët përshkojnë nga një tjetër rrugë, por mjaft e rrezikshme.

Fshati Brret gëzon një shkollë për fëmijët e tyre, por mungesa e mësuesve, sfilit të vegjlit, ata ndjekin procesin mësimor në qytetin e Krujës, duke paguar mjetin dhe transportit, por që rrezikojnë seriozisht jetën e tyre në këto rrugë të vështira, siç tregojnë banorët.

Banorët të zemëruar nga kjo situatë shtojnë se dikur ndërtimi i urës mbi këtë lumë është festuar nga ky fsha ndërsa sot ndodhen të izoluar.

Sakaq dhe pritat në shtratin e këtij lumi janë të dëmtuara kohë më parë, dhe në kohë reshjesh prurjet kanë gërryer dy anët e shtratit të lumit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco