Në spitalin e Dibrës mungojnë mjekët, specialistët nuk joshen nga bonusi 2.5 milionë lekësh

Në spitalin e Dibrës mungojnë mjekët, specialistët nuk joshen nga bonusi 2.5 milionë lekësh

16:38, 22/12/2018
A+ Aa A-

Në spitalin rajonal të Peshkopisë, i cili duhet të mbulojë me shërbim shëndetësor të gjithë qarkun e Dibrës përfshirë Bulqizën dhe Burrelin ka mungesë të theksuar mjekesh.

Banorët tregojnë se si vetëm pak kohë më parë një vajzë me probleme të apendicitit u nis drejt Tiranës pasi kirurgët në Peshkopi nuk mundën të ndërhynin dhe fatkeqësisht apendiciti i plasi gjatë rrugës.

Po kështu nëse Dibranët kanë probleme me sytë, me veshët dhe për shkak të të ftohtit ky është ndër problemet shëndetësor më të hasur në spital mungon mjeku i specializuar.

Bonusi prej 2.5 milionë lekë me të cilët ministria tha se do të zgjidhte problemin e mungesës së mjekëve që mungojnë u pranua vetëm nga një anestezist dhe një gjinekolog dhe ky pensionit. Po kështu shërbimi i kirurgjisë mbulohet vetëm nga dy kirurgë njëri prej tyre pensionist. Ndërkohë që nevojiten 8 kirurgë.

Akoma më rëndë është situata edhe për mjekë të përgjithshëm për fshatrat. Banorë nga Ostreni thonë se vetëm një herë në jave u shkon mjeku dhe shpesh shërbimin mjekësor e ofron infermieri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco