Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Gazetari ‘shpërthen’: Vrasësit me kollare në maternitet nuk ndryshojnë nga vrasësit kriminelë

Gazetari ‘shpërthen’: Vrasësit me kollare në maternitet nuk ndryshojnë nga vrasësit kriminelë

21:29, 19/12/2018
A+ Aa A-

Publikimi një ditë më parë, i një informacioni, sipas të cilit në Maternitetin “Koç Gliozheni” në Tiranë, mungojnë inkubatorët, duke u bërë shkak për vdekje foshnjash, ka nxitur reagime të shumta.

Një reagim “shpërthyes” ka bërë sot edhe gazetari Klodian Tomorri.

Ai “ia faturon” këtë mungesë, “vrasësve me kollare në maternitet nuk ndryshojnë nga vraësit kriminelë”.

Reagimi i plotë i Klodian Tomorrit

Mungesa e inkubatoreve ne maternitet qe kane denoncuar koleget e BIRN eshte nje krim i shemtuar shteteror.

Nuk ka asnje ndryshim mes vrasjes qe ben nje kriminel dhe mosshpetimit te nje jete qe mund te shpetohet. Kjo e dyta madje eshte edhe me e rende sepse vrasesit ne kete rast jane me kollare dhe paguhen me para publike.

Nese une do isha prokuror i kisha marre prej leckash te gjithe ata qe kane pergjegjesi aty. Per nje shpenzim 300 dollare vriten femije. Kjo eshte e tmerrshme.

Dhe nuk eshte se nuk ka para shteti. Po vijne festat tani. Keni per te pare se si institucionet do shpenzojne miliona leke vetem per darken e fundvitit. Te gjithe. Do hane dhe do pine qe te festojne. Nga drejtoria me e humbur e shtetit dhe deri ne maje. Nuk paskan 3 mije dollare per 10 inkubatore te qelbur. Mjerane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco