UNDP mbledh në Tiranë bashkitë për transparencën dhe përmirësimin e aksesit në dokumente

UNDP mbledh në Tiranë bashkitë për transparencën dhe përmirësimin e aksesit në dokumente

12:32, 19/12/2018
A+ Aa A-

Kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave bashkiak, shoqëria civile, partnerë kombëtar e ndërkombëtare të zhvillimit u mblodhën në Tiranë për të diskutuar mbi arritjet në lehtësimin e aksesesit të publikut mbi vendimet e pushtetit vendor dhe dokumentacionin e arkivave te tyre.

Pjesëmarrësit diskutuan dy arritje kryesore të projektit gjatë vitit 2018 të cilët kanë kontribuar në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e performancës së bashkive.

Përfundimi i publikimit on-line të Vendimeve të Këshillit Bashkiak (VKB), një ndërhyrje e projektit që synonte forcimin e qeverisjen e mirë në vendor.

Kjo asistencë kishte në fokus 33 bashki që nuk publikonin vendimet e tyre elektronikisht, dhe përfshinte grumbullimin, katalogimin dhe dixhitalizimin e VKB-ve, botimin e tyre si në platformën VENDIME.AL ashtu edhe në faqet web të bashkive.

Image

Asistenca përfshinte ngritjen e kapaciteteve të stafit kyç të bashkive në mënyrë që ato të kryejnë këtë detyrë të pavarur.

Tashmë qytetarët dhe aktorët e interesuar kanë mundësi aksesi tek vendimet e Këshillave Bashkiak të 61 Bashkive të vendit.

Projekti STAR 2 mbështeti rritjen e kapaciteteve të arkivimit të qeverisjes vendore . Në kuadër të kësaj ndërhyrjeje 61 bashkitë kanë avancuar riorganizimin e arkivave fizike vendore sipas një standarti të unifikuar, një parakusht ky për rritjen e efikasitetit të qeverisjes vendore, modernizimin dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për qytetarët, kudo që ata banojnë.

Si rezultat i kësaj asistence 318 njësi administrative të 61 bashkive po kryejnë arkivimin fizik sipas standardeve të unifikuara ligjore. 381 specialistë të arkivave dhe protokollit janë trajnuar dhe certifikuar dhe 343 prej tyre janë certifikuar për perfomancën e tyre në procesin e punës.

Limya Elatyeb në fjalën e saj theksoi rëndësinë e dy arritjeve për bashkitë. Plotësimi i hartës së 61 bashkive me 33 bashkitë që mungonin, duke krijuar një standard kombëtar të publikimit të Vendimeve të Këshillave Bashkiak në formë elektronike është një arritje e madhe që hap rrugën gjithashtu për iniciativa të tjera, për tu përdorur në shumë mënyra të tjera përfshirë thellimin e angazhimit qytetar dhe vendimmarrjen e hapur. Duke folur për arkivat vendore, Eltyeb e konsideroi atë një element imperative / të domosdoshëm për sigurimin e shërbimeve publike.

Image

Mario Mariani, Drejtori i Bashkëpunimit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, përfaqësues i partnerit më të madh financues të projektit STAR2, duke folur në emër të partnereve financues vlerësoi punën e bërë për dy arritjet e rëndësishme të prezantuara duke theksuar qëndrueshmërinë e tyre.

Duke vënë në dukje rëndësinë që ka qeverisja vendore në progresin e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe vëmendjen Delegacionit tek mështetja e qeverisjes vendore, Mariani tha se bashkitë duhet të replikojnë këto praktika të mira edhe në drejtime të tjera të rënësishme për performancën e administratës vendore, për eficencën dhe efektivitetin në dhënien e shërbimeve si dhe transparencën dhe demokracinë vendore.

Programi financohet nga Bashkimin Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës, USAID.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco