8 muaj pa marrë pagat, punonjësit e Ujësjellësit në Selenicë ngrihen në protestë

8 muaj pa marrë pagat, punonjësit e Ujësjellësit në Selenicë ngrihen në protestë

10:08, 19/12/2018
A+ Aa A-

Punonjës të Ujësjellësit në Selenicë po protestojnë sot para prefekturës, pasi kanë 8 muaj pa marrë pagat. Sipas kryetarit të Bashkisë së Selenicës, fondi i pagave është bllokuar nga ministria e Finacave.

Punonjësit e Ujësjellësit shprehen se nuk largohen pa marrë pagat, ndërkohë që kërcënojnë se do të ndërpresin furnizimin me ujë.

“Do punosh do të marrësh pagën. Punëtorët kanë 7 muaj që kërkojnë pagën dhe nuk i dëgjon njeri. Të gjithë i mbajnë veshët mbyllur. Po nuk na paguan lekët punëtorët, ne të bllokojnë punën.

Në kërkojmë që të zhbllokohet thesari. Kemi fëmijë në Universitet. Si do të paguaj taksat kur nuk kam asgjë në xhep. Nuk do të japim ujë! Do të bllokojmë furnizimin me ujë. Jemi 38 persona këtu 8 muaj pa bukë. Më ngelet vetëm litari tani. Na gënjenin do t’ua japim. Na thonë i ka bllokuar thesari”-shprehen punonjësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco