Shqiptarët nuk janë inteligjentë, shkaku kryesor janë shpenzimet e ulëta për arsimin

Shqiptarët nuk janë inteligjentë, shkaku kryesor janë shpenzimet e ulëta për arsimin

17:36, 18/12/2018

Miti se shqiptarët janë një popull inteligjent bie poshtë nga të dhënat e publikuara së fundmi nga “WorlData”.

Bazuar në klasifikimin e popujve më inteligjentë sipas “WorldData” (këtu), Shqipëria është vendi i parafundit për nga inteligjenca, e thënë ndryshe është vendi i dytë më pak inteligjent në Europë.

Në këtë klasifikim kryeson Bosnja Hercegovina si vendi më pak inteligjent në Europë, i ndjekur nga Shqipëria.

Në listën me 110 shtete, vendin e parë si vendi më inteligjent e zë Singapori, i ndjekur nga Hong-Kongu me një koeficient inteligjence 108 pikë.

Ndërsa Shqipëria renditet saktësisht në vendin e 69-të me një koeficient inteligjence prej 84 pikësh.

Ndërsa, lista me 110 shtetet nga e gjithë bota mbyllet me Guinenë Ekuatoriale (Equatorial Guinea), i cili është vendi më pak inteligjent në nivel botëror me vetëm 56 pikë për koeficentin e inteligjencës.

Ky klasifikim është bazuar në disa faktorë për të arritur në këto konkluzione, siç është temperatura, të ardhurat mesatare dhe shpenzimi për arsimin.

Shqipëria harxhon 56 dollarë për frymë sa i takon arsimit, dhe vendi ynë shënon kështu normën më të ulët në Europë pas Moldavisë e cila harxhon edhe më pak.

Por vendet që kryesojnë listën si vendet më inteligjente në botë harxhojnë për arsimin nga 900 dollarë deri në 3500 dollarë për frymë siç është rasti i Norvegjisë.

Llogaritë janë të thjeshta për t’u kalkuluar në këtë mes.

Në studimin që ka publikuar këto të dhëna thuhet së “inteligjenca është diçka që stërvitet dhe mund të punohet me të”, dhe me fjalë të tjera Shqipërisë i duhet të rrisë ndjeshëm shpenzimet për arsimin dhe të ardhurat mesatare për frymë që të mos mbetemi në vendin e parafundit në Europë si populli më pak inteligjent.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco