Alarm/ Spitali i Çorovodës vetëm me tre mjek, dy kanë dalë në pension dhe mbahen ‘peng’ në punë

Alarm/ Spitali i Çorovodës vetëm me tre mjek, dy kanë dalë në pension dhe mbahen ‘peng’ në punë

16:52, 18/12/2018
A+ Aa A-

Spitali i Çorovodës është në alarm për sa i përket mungesës së mjekëve.

Lajmin e bën të ditur vetë drejtori i këtij spitalit, i cili deklaron se në shërbim të rreth 17 mijë e 400 banorë, vetëm në bashki, nëntë njësi administrative dhe 105 fshatra, janë vetëm tre mjek: një mjek patolog, një pediatër që ofron dhe shërbimet për sëmundjet e gjakut si dhe një mjek otorinolog.

Me vetëm tre mjek, ku këta dy të fundit kanë dal prej vitesh në pension, por mbahen në punë ende, ky spital e ka të pamundur ti shërbejë qytetarëve.

“Problematike është situata në kushtet kur nuk kemi një mjek gjinekolog, ai na vjen vetëm me orë të pjesshme dy herë në javë”, shprehet drejtori i spitalit Astrit Dyrmishi.

Problematikën e mungesës së mjekëve drejtuesi e ka bërë në të gjitha instancat shtetërore dhe është në pritje që në janar këtu të nis procesi i patronazhimit. Nga ana tjetër me një kapacitet prej 38 shtretër ky spital ka dhe mungesë aparaturash, që për drejtorin janë po kaq shqetësuese, por që është i lidhur si problem sërish me mungesën e mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco