Bora e dendur mbulon verilindjen, priten reshje edhe të martën

Bora e dendur mbulon verilindjen, priten reshje edhe të martën

07:56, 18/12/2018

Në verilindje kanë nisur reshje të dendura bore. Fatmirësisht temperaturat kanë ruajtur vlerat pozitive nga dy deri katër gradë, duke shmangur praninë e ngricave.

Trashësia e dëborës në lartësitë mbi 700 metër ka arritur në 35 centimetra ndërsa në qytet nuk i kalon 10 centimetrat.

Për momentin nuk janë shfaqur problematika që lidhen me qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve, njofton Abcnews, gjithsesi, kompanitë kontraktuese për mirëmbajtjen dimërore nga bashkia e Kukësit janë në gatishmëri për ndërhyrje nëse do të shfaqen problematika në zona. Nuk raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike, apo të ujit të pijshëm. Shërbimi meteorologjik, ka parashikuar reshje dëbore edhe për ditën e martë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco