Reshje të dendura bore në Dibër, shfaqen problemet e para në rrugë

Reshje të dendura bore në Dibër, shfaqen problemet e para në rrugë

17:54, 17/12/2018
A+ Aa A-

Reshje të dendura bore kanë rënë pasditen e sotme në gjithë territorin e Dibrës. Trashësia e borës në qytet ka shkuar afro 8 cm, kurse në lartësi  deri në 15 cm. Nuk raportohen situata të vështira në qarkullim rrugor, por Shtabi i Emergjencave ka ngritur grupet e monitorimit.

Problematike situata paraqitet disi në rrugën Peshkopi – Kalaja e Dodës. Ajo është e dëmtuar në disa segmente dhe ka shkarje të gurëve në rrugë. Nga qershori nuk është tenderuar mirëmbajtja dimërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco