Lajmi i fundit

Skandali/ La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Gruaja ‘fiton’ 143 milionë lekë pension, ‘e tmerruar”: Nuk i dua

Gruaja ‘fiton’ 143 milionë lekë pension, ‘e tmerruar”: Nuk i dua

17:58, 15/12/2018
A+ Aa A-

Një histori sa interesante aq edhe e çuditshme vjen nga Çerma e Lushnjes me protagoniste Hume Dashin, një grua që ka mbetur pa gojë kur ka shkuar në bankë të tërheqë pensionin.

Aty i bëjnë me dije se në vend të pensionit prej 143 mije lekë të vjetra, i kanë hedhur 143 milionë lekë.

Ja rrëfimi i gruas

Unë i hoqa nga fshati ku i merrja leket e pensionit dhe i çova në bankë, atje pyes më ka ardhur apo jo pensioni? Ajo më thotë, po ka ardhur. Më pyet sa vite ke pa e marre, sa merr? Më tha të ka ardhur një shumë e madhe sa të bësh një pallat, raporton Top Channel.

Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë a 134 milionë, unë marr 143 mijë leke dhe janë miliona. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 134 mijë të vjetra.

Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj ti marr ashtu. Nuk i du fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon. Pse të rri për tre muaj. Unë jam me veshka, stomak”, tha ajo.

A je mirë nga mendja? – e pyet gazetari

“Opo ti marrë kushdo, unë nuk i dua. Hallin ato që e kanë bërë gabnimin nuk e di ti tërheqin prapë, unë dua pensionin tim”, thotë Hume Dashi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco