FOTO/ Historia e 52 vjeçarit nga Elbasani, 22 vite me karrocë por vështirësitë nuk e mundën. Emri

FOTO/ Historia e 52 vjeçarit nga Elbasani, 22 vite me karrocë por vështirësitë nuk e mundën. Emri

17:50, 15/12/2018
A+ Aa A-

Rreth 52 vite luftë për të jetuar, për tu shkolluar dhe për t`ja dalë mbanë me dinjitet.

Kjo është historia e Trifon Kushtës nga Elbasani, i cili edhe pse në një karrocë me rrota ja ka dalë të përballojë jetën e tij pa kërkuar asgjë nga askush, raporton Top Channel.

Më shumë se gjysmën e jetës së tij, Trifoni e ka kaluar në një karrocë me rrota për shkak të sëmundjes, por kjo nuk ja ndali vullnetin për të ecur përpara, ai e pranoi jetën e tij, ashtu siç ajo erdhi.

Trifoni ka 4 fëmijë dhe një familje e madhe si e tija nuk mund të jetojë vetëm me pagesën e invaliditetit. Ai krijoi një biznes të vogël sa për t’ia dalë shpenzimeve të familjes, por edhe për t’u ndjerë i dobishëm.

Burri 52 vjeçar me vullnetin dhe forcën e madhe për të jetuar kërkon ende një punë për të kontribuar për shoqërinë, ndërsa ndjen se fuqitë po e tradhtojnë, ai kërkon një karrocë elektronike, pasi tashmë e kaq të vështirë ta komandoje me forcën e krahëve, karrocën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco