Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Shifrat zyrtare të INSTAT: Më shumë se gjysma e të rinjve të papunë

Shifrat zyrtare të INSTAT: Më shumë se gjysma e të rinjve të papunë

20:06, 12/12/2018
A+ Aa A-

Më shumë se gjysma e të rinjve në Shqipëri nuk janë pjesë e ekonomisë aktive, e thënë ndryshe, janë të papunë.

Sipas INSTAT shkalla e punësimit për grupmoshën nga 15 deri në 29 vjeç është 39.5%, kundrejt grupit tjetër nga 30 në 64 vjeç, që është 70.7%.

Instituti i Statistikave raporton se në periudhën Korrik-Shtator të këtij viti janë 5647 të rinj që i janë shtuar numrit të të papunëve, krahasuar me një 3 mujor më parë, edhe pse shkalla e papunësisë raportohet e ulur.

Rënia e papunësisë ka si shkak kryesor rritjen e punësimit për personat mbi 30 vjeç.

65% e të rinjve kanë deklaruar në anketën e INSTAT se nuk janë aktivë në një punë për shkak të shkollës apo studimeve dhe 6.6% e tyre, ose 22 mijë e 300 studentë janë shprehur se ndihen të dekurajuar dhe nuk kanë më shpresa për të filluar punë.

Në rang vend papunësia për 9 muajt e parë të 2018-ës arriti shkallën 12.2% duke u ulur me 1.4% krahasuar me një vit më parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco