Miratohet shpërblimi i pensionistëve për Vitin e Ri dhe çeku i bebeve

Miratohet shpërblimi i pensionistëve për Vitin e Ri dhe çeku i bebeve

12:54, 12/12/2018
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave ka vendosur t’u japë pensionistëve 50 dollarë shpërblim për Vitin  e Ri.

Në mbledhjen e Qeverisë sot është vendosur që të akordohet edhe çeku i bebeve për vitin 2019: 400 USD për fëmijën e parë, 800 USD për fëmijën e dytë dhe 1200 uSD për fëmijën e tretë.

Njoftimin e ka dhënë kreu i qeverisë Edi Rama në Twitter sot në mesditë:

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë - 800 i dyti - 1200 i treti). Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por ç’ka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/12/2018 15:38

Ore, por kur qenka hequr Leku nga qarkullimi dhe paskan filluar qe rrogat, pensionet dhe shperblimet do te merren ne US Dollar???!!! Sa do te marrin pensionistet 50 USD apo 5500 Leke?

Shto koment

Denonco