Vdes një foshnje te materniteti 'Koço Gliozheni’, familjarët akuzojnë mjekët

Vdes një foshnje te materniteti 'Koço Gliozheni’, familjarët akuzojnë mjekët

18:22, 08/12/2018
A+ Aa A-

Dy ditë më parë, një foshnje ka vdekur te Materniteti i ri “Koço Gliozheni” në Tiranë. Një nënë nga Saranda ka lindur foshnjën e saj, pas tre ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet. Nëna ndodhej nën kujdesin e mjekëve por pas disa komplikacioneve, ajo iu nënshtrua një operacioni.

Sipas burimeve policore, foshnja ka lindur e pajetë. Nga ana tjetër, familjarët pretendojnë se foshnja ka lindur me shenja jete dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve për neglizhencë. Në denoncimin që kanë bërë në Polici, familjarët janë shprehur se mjekët nuk e kanë futur në operacion vajzën në momentin e duhur, çfarë ka sjellë më pas vdekjen e foshnjës.

Policia e Tiranës, menjëherë pas denoncimit, ka marrë në pyetje 5 mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilët janë shprehur për të se e kanë futur në operacion nënën fill pas komplikacioneve dhe se nuk kishin çfarë të bënin më shumë, pasi foshnja kishte vdekur. Policia është në pritje të prindërve të kësaj foshnje, të cilët ende nuk kanë shkuar për të dhënë dëshmi.

Tanimë i takon Prokurorisë të vendosë nëse do të bëhet autopsia mbi foshnjën për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të parë nëse një ndërhyrje nga ana e mjekëve do të mund t'ia kishte shpëtuar jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco