E drejta për informim fillon nga një pyetje e thjeshtë

E drejta për informim fillon nga një pyetje e thjeshtë

08:30, 08/12/2018
A+ Aa A-

Banorët e lagjes ‘10 Korriku’ në Vlorë prej muajsh protestojnë kundër ndërtimit të një kompleksi pallatesh pasi punimet po u rrezikojnë shembjen e banesave të tyre.

Përpjekjet e banorëve për t’u informuar mbi projektin e miratuar më 11.05.2018 nga Bashkia Vlorës kanë dështuar.

Takimi me drejtuesit vendorë duket se është një mision I pamundur për ta.

Banorët e lagjes ‘10 Korriku’ nuk janë të vetmit të cilët e kanë të pamundur të marrin informacion zyrtar në lidhje me vendimet që ndikojnë në jetën e tyre, edhe pse ‘e drejta për informim’ është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, i cili garanton që informacioni duhet të jetë i aksesueshëm nga të gjithë.

Faqet zyrtare, në të shumtën e rasteve janë aplikacione që shërbejnë për kurimin e imazhit të qeverisë se sa ofrojnë informacione të aksesueshme dhe të dobishme për publikun.

Me qëllim dhënien e ndihmës së qytetarëve, për të siguruar informacione apo dokumente zyrtare që kanë të bëjnë me vendimmarrjen e institucioneve që ndikojnë në jetën e tyre, Qendra Res Publica ka hapur portalin ‘Publeaks.al’

Image

Çdo qytetar mjafton të ketë në mendje një pyetje, që nga projektet zhvillimore në zonën e tyre e deri tek kureshtja se si përdoren taksat e tij, mund t’i drejtohet portalit për marrë informacionin e kërkuar.

Ajo çka duhet të bëjnë është formulimi i pyetjeve në dritaren ‘aplikimi online’ dhe më pas është një staf i specializuar që ndjek të gjithë procesin për marrjen e informacionit nga insitucionet qeveritare.

Aplikacioni i jep mundësi çdokujt të kontrollojë procedurat e ndjekura, në kohë reale, deri në marrjen e përgjigjes përfundimtare.

Qytetarëve u jepet mundësia të kërkojnë t’u ruhet anonimati ndaj aplikacioni mund të përdoret edhe nga punonjës të administratës shtetërore, punonjës të kompanive private apo dhe gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco