Kapriçot e motit/ Ja si ndryshon koha gjatë ditës së sotme

Kapriçot e motit/ Ja si ndryshon koha gjatë ditës së sotme

08:38, 08/12/2018
A+ Aa A-

Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike do të kushtëzojnë mot të ngrohtë dhe të lagësht.

Për pasojë, vranësirat do të jenë të pranishme në të gjithë vendin deri pas mesdite ku pritet shtim i tyre duke gjeneruar shira, më të dendura në zonat veriore-veriperëndimore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe shira në të gjithë territorin shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C në 21°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco