Adriatik Lapaj mbi Unazën e Re: ‘Banorëve t’u jepet kostoja që kanë harxhuar’

Adriatik Lapaj mbi Unazën e Re: ‘Banorëve t’u jepet kostoja që kanë harxhuar’

22:28, 07/12/2018

Adriatik Lapaj ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku është shprehur se protesta e studentëve e lë paksa në hije protestën e banorëve të Unazës së Re, por nuk e zhbën këtë protestë. Sipas Lapaj, duhet të ndryshohet ligji i legalizimeve dhe banorët duhet të paktën të dëmshpërblehen me koston që kanë lënë për banesën e tyre.

“Sigurisht, i krijon një hije, por nuk e zhbën. Pa i hyrë themelit, mendoj që rezistenca e tyre është për t’u përshëndetur. Unë jam kundër zaptimit, jam pro pronës private. Ajo që më shqetëson mua është se qytetarët shqiptarë mendojnë se pse duhet të paguajmë ne për ata. Ata duhet të lexojnë nenin 11 të ligjit, ku shqiptarët paguajnë prej 2015 për pronat e legalizuara sepse kur Rama tund çertifikatat e legalizimit falas, ne i paguajmë këto taksa, merren nga buxheti shqiptar. Neni 39 thotë: “Legalizohet çdo objekt në Republikën e Shqipërisë përve rasteve ku kalojnë nëpër rrugët e spitaleve, ndërtimeve publike, etj”.

“Unë mendoj se zgjidhja është që të ndryshohet ligji për legalizimet dhe kujtdo që i prishet objekti, të paktën t’i jepet kostoja që ka harxhuar që mos ta hedhim në rrugë të madhe, t’ia heqim mundësinë liderave që të tundin certifikatën e legalizimeve”, u shpreh ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco