Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Bulevardi 'Zogu I', 7 milionë euro për ta kthyer në zonë dyqanesh

Bulevardi 'Zogu I', 7 milionë euro për ta kthyer në zonë dyqanesh

08:15, 06/12/2018
A+ Aa A-

Bulevardi Zogu i I-rë ashtu siç ishte paralajmëruar do t’i nënshtrohet rehabilitimit. Bashkia e Tiranës në planin e saj të investimeve në projektbuxhetin 2019 ka parashikuar se vlera e këtij projekti është më shumë se 858 milionë lekë (rreth 7 milionë euro) dhe ndërhyrja do të jetë në shtresat e rrugës, në troturare, ndriçim apo kanalizime.

“Bulevardi Zogu i 1, është segmenti rrugor i cili lidh sheshin Skëndërbej me Bulevardin e ri. Rehabilitimi i këtij segmenti parashikon ndërhyrjen për përmirësimin e shtresave rrugore, trotuareve, rrjetin e kanlizimeve të ujrave të shiut, ndriçimin rrugor, gjelbërimin. Ky projekt prashikon gjithashtu unifikimin e fasadave si dhe krijimin e 4 mikrohapësirave gjatë këtij aksi të cilat do të shërbejnë për aktivitete të ndryshme. Në këtë projekt nuk parashikohet ndryshimi i profilit tërthor të rrugës, ai do të mbetet i njëjtë” thuhet në relacionin e projektbuxhetit afatmesëm 2019-2021.

Në vetvete kostoja për një bulevard me një gjatësi 600 metra rezulton të jetë dukshëm e lartë e cila duket se gjen strehë tek argumenti që ka dhënë vetë kryebashkiaku i Tiranës i cili gjatë prezantimit të buxhetit të vitit të ardhshëm nëpër njësitë bashkiake të kryeqytetit nënvizoi se zona e Bulevardit Zogu i I-rë do të ndjekë modelin e Pazarit të Ri.

“Ambicia jonë është që Bulevardi “Zogu I”, nga ish-Stacioni i Trenit deri tek Sheshi “Skënderbej” të transformohet në një rrugë shopingu, siç kemi bërë me pjesën e Pazarit të Ri; për këtë do të rregullojmë të gjitha fasadat, do ta zgjerojmë akoma më shumë trotuarin, do të kemi 4 sheshe dhe 4 ‘piaceta’. Do të jetë një nga rrugët më të bukura në Tiranë, pa dalluar shumë nga Bulevardi i Ri” do të shprehej Veliaj në fillim të nëntorit.

Bashkia e Tiranëz zhvilloi në muajt e parë të vitit një procedurë prokurimi që kishte në fokus pikërisht studim-projektimin e Rehabilitimit të bulevardit Zogu i I-rë një shërbim konsulence i marrë për një grup projektesh të tjera të ngjashme investimi që janë në proces apo do të zbatohen nga Bashkia e Tiranës./Monitor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco